Sport
Tefik Bajrami pret përkrahjen e shqiptarëve në Zvicër
Bajrami më 1 prill do të ndeshet me argjentinasin, Diego Javier Sanabria. Ky meç do të zhvillohet në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar pret përkrahjen e bashkatdhetarëve në Zvicër
Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami ka një meç shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai, më 1 prill do të ndeshet me argjentinasin, Diego Javier Sanabria. Ky meç do të zhvillohet në Kriens-Luzern, ku boksieri shqiptar pret përkrahjen e bashkatdhetarëve në Zvicër.
“Adhurues të sportit: Ndeshja ime më l prill për titullin e botës kundër argjentinasit shumë të fortë, Diego Javier Sanabria, i cili ka 57 fitore, për versionin WBU (World Boxing Union), titull i cili ka mbetur vakant, shkruan albinfo.ch. Ky eveniment do të mbahet në Zvicer, përkatësisht në qytetin Kriens-Luzern. Pres përkrahjen e juaj”, ka shkruar Bajrami në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










