Kosova

Tejkaloi trefish shpejtësinë, i konfiskohet patentëshoferi mërgimtarit nga Zvicra (Foto)   

"Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj", thuhet në njoftim.

Policia e Gjilanit ka dënuar një mërgimtar që po qëndronte për pushime në Kosovë. Siç njofton policia, gjatë kontrollit në rrugën qarkore “NATO 99” në Gjilan, ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë 50 km/h, duke vozitur me shpejtësinë 145 km/h, raporton Albinfo.ch.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh”, thuhet në njoftim.

Sipas fotografisë së publikuar nga policia, shihet se kundërvajtësi është me dokumente të Zvicrës, përkatësisht të Cyrihut./Albinfo.ch