Shëndetësi
Teknologjia s’ka limite: Të paralizuarit ngriten në këmbë
Tre persona të cilët kishin vite që ishin paralizuar dhe u ishin hequr të gjitha shpresat, nisën të ecin sërish falë një implanti elektronik që shkencëtarët u vendosën brenda shtyllës kurrizore.
29-vjeçari Xhered Çinok, i paralizuar që nga viti 2013, u bë pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë.
Pajisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, praktikisht lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendojë të ecë e pastaj të përpiqet, transmeton “TCH”.
Një nga dy pacientët e tjerë. 35-vjeçari Xhef Markis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare, përcjell albinfo.ch.
Kelly Tomas, 23 vjeçe, e cila ishte paralizuar në vitin 2014 nga një aksident me makinë, tha: “Kur pashë që papritur nisa t’i lëviz këmbët vetë kur po më mbanin, e pastaj pak e nga pak nisa të qëndroj vetë, mu mbushën sytë me lot”.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














