Sport
Televizioni zviceran e bën futbollistin Mbabu me “shtetësi shqiptare”
Në momentin kur lojtari i mbrojtjes Kevin Mbabu po qëndronte para kamerës, pas ndeshjes, në ekran u tregua flamuri i Shqipërisë, në vend të atij të Zvicrës
Ndeshja e mbrëmshme në mes të Zvicrës dhe Danimarkës, do të mbetet në analet e futbollit për përmbysjen fatale të rezultatit, në dëm të Zvicrës. zviceranët deri në minutën 84 po udhëhiqnin me rezultatin 3 : 0 ndërsa në 10 minutat e mbetur rrjeta e tyre u godit plot tri herë. Për këtë arsye rezultati 3 me 3, edhe pse barazim, konsiderohet me të drejtë një debakël për Zvicrën.
Ndërkohë që zviceranët e tronditur pyesin se si pati mundësi të ndodhte kjo kthesë në ndeshje, danezët flasin për “Mrekullinë e Bazelit” dhe për një “comeback epik” të kombüetares daneze.
Mediet zvicerane por edhe ato shqiptare kanë komentuar me të madhe se nxjerrja e Granit Xhakës nga fusha, ka qenë një ndër shkaqet e humbjes së konceptit të lojës në kampin e “Natit”. Por kjo tash nuk ka më rëndësi. Fakti është që Zvicra ka pësuar një goditje të rëndë dhe kjo dëmton sidomos moralin e skuadrës për ndeshjet që e presin.
Një “skandal”, ghjithsesi më i vogël ka ndodhur pas transmetimit të ndeshjes nga Telvizioni Zviceran në gjuhën frënge, shkruan albinfo.ch. Në momentin kur lojtari i mbrojtjes Kevin Mbabu po qëndronte para kamerës, pas ndeshjes, në ekran u tregua flamuri i Shqipërisë, në vend të atij të Zvicrës, njofton 20minuten.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga Një pushim i planifikuar u kthye në makth për Selim K. nga Cyrihu, i cili përfundoi... -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld












