Shkurt.ch

Temperaturat do të rriten edhe më shumë në Zvicër

Meteorologët zviceran paralajmërojnë që nga dita e sotme temperaturat do të shënojnë rritjen më të madhe që nga viti 2015

Temperaturat më të larta pritet të mbretërojnë nga e marta deri të enjten në Zvicër, ku në disa rajone do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.  

Rrezikshmëria e nxehtësisë ndahet në pesë nivele, raporton swissinfo, përcjell albinfo.ch.  

“Niveli i rrezikut 3” – arrin 90 gradë Celsius që në ditë i bije në mesditë temperaturat të jenë 29 gradë Celsius deri në 34. Nivel ky që pritet të përfshin të gjithë vendin që nga e marta.  

“Niveli i rrezikut 4”- Nxehtësia zgjatë pesë ditë dhe arrin mbi 93 gradë Celsius (93 gradë- për pesë ditë së bashku) Të dyja këto nivele rrezikojnë që të ketë ankesa për qarkullimin e gjakut dhe siklete fizike.  

Niveli i tretë nënkupton “rrezik i konsiderueshëm”, kurse niveli i katërt do të thotë rrezik i “i rëndë”. Kurse sa i përket niveleve një, dy dhe pesë, për këto nuk lëshohen paralajmërime vetëm për nivelet tre dhe katër, pasi kaplon një valë të nxehtësisë ekstreme.