Kosova
Temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë del me vendim
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, pas rritjes së temperaturave ka rekomanduar institucionet publike dhe private t’i zbatojnë masat mbrojtëse për punëtorët, rekomandim i cili është i vlefshëm nga sot deri më 15 gusht.
Sipas vendimit kërkohet që të shmanget puna në ambient të jashtëm nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Ndërsa kërkohet që gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në orën 16:00, nëse nuk është e mundur që ato të punojnë nga shtëpia, të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo pasdite dhe nëse s’ka ajrosje të mjaftueshme dhe pika freskimi në vendet e punës.
Personat me sëmundje kronike është udhëzuar të punojnë me orar të shkurtuar, maksimalisht 4 orë në ditë. Është kërkuar që për të punësuarit të përshtaten oraret e punës herët në mëngjes apo mbrëmje, transmeton albinfo.ch.
“Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 11 – 15 gusht 2025. Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftim.
Tutje, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët në vijim temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, veçanërisht gjatë orëve të mesditës. Këto temperatura të larta, të kombinuara me lagështinë atmosferike, do të ndikojnë në përkeqësimin e ndjesisë termike dhe mund të rrezikojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme, është thënë në arsyetimi ne MSH-së bazuar në rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













