Bota
Temperaturat ekstreme, rrezikohet edhe shkrirja e akullit në Grenlandë
Nxehti duket se do të bartet në Grenlandë
Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës duket se do të bartet në Grenlandë, duke rrezikuar shkrirjen e shtresës së dytë më të madhe të akullit në botë, kanë thënë Kombet e Bashkuara të premten.
Ajri i nxehtë që është bartur nga Afrika Veriore ka rritur temperaturat evropiane më 25 korrik për 2, 3 apo 4 gradë celsius, ka thënë zëdhënësja e Organizatës Botërore për Meteorologji, duke e përshkruar këtë fenomen si “absolutisht të pabesueshëm”.
Nullis ka thënë në një takim të OKB-së në Gjenevë se “sipas parashikimeve, lëvizjet atmosferike tani do ta bartin nxehtësinë drejt Grenlandës”, çka mund të rezultojë me shkrirje të shtresës së akullit nën rekordin fillestar më 2012.
“Ende nuk e dimë sigurt nëse do të tejkalohet rekordi i vitit 2012, mirëpo është afër”, ka thënë ajo.
Shtresa e akullit në Grenlandë është pjesë kyçe e sistemit global klimatik andaj shkrirja e saj do të rezultonte me rritje të nivelit të detit dhe ndryshime të tjera klimatike.
Akulli në Grenlandë është shkrirë me shpejtësi të madhe në javët e fundit, ka thënë Nullis, duke përmendur të dhënat nga një shkencëtar për klimën.
“Vetëm në muajin korrik janë humbur 160 miliardë tonë të akullit për shkak të shkrirjes. Kjo është e barabarë më 64 milionë pishina olimpike”, ka shtuar ajo.
Parisi ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë më 25 korrik, 42.6 gradë celsius, derisa alarmi i kuq i nivelit më të lartë është lëshuar në veri të Francës.
Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda po ashtu kanë regjistruar rekord të temperaturave, 41.8 gradë celsius, 41.5 respektivisht 40.7 gradë Celsius.
Ndërkohë Britania ka shënuar temperaturën më të lartë për muajin korrik, 38.1 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














