Shqipëria
Tërmetet, ja shtetet që i erdhën në ndihmë Shqipërisë
Edhe shtetet fqinje, si Italia dhe Greqia, u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë
Ish-komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, reagoi shumë shpejt në Twitter pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar në Shqipëri. Eurodeputeti u shpreh i shqetësuar per serinë e lëkundjeve të fuqishme që tronditën vendin tonë, duke shkaktuar të plagosur dhe dëme serioze për infrastrukturën.
I shpejtë qe dhe reagimi mbështetës i Prishtinës; kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi në Facebook se qeveria kosovare do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për të minimizuar dëmet.
Edhe shtetet fqinje, si Italia dhe Greqia, u shprehën të gatshme t`i vijnë në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.
Rama tha se ka marrë një telefonatë nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, “i cili ofron mbështetjen e Italisë për të përballuar pasojat e tërmetit”.
Mësohet se krerët e dy bashkive në rajonin Marche kanë kontaktuar me specialistë të emergjencave civile të Bashkisë së Tiranës, duke ofruar ndihmën e tyre për të gjithë personat që u prekën nga lëkundjet e dhunshme.
Disponim ka gjithashtu nga Franca, Austria dhe vendet e tjera të BE-së, raporton TCH.
Ministria e Jashtme greke po përmes Twitterit përcolli mbështetjen dhe solidaritetin e saj me popullin shqiptar, ndërsa burime diplomatike flasin për gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













