Lajme
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Shpresojmë ta kalojmë shpejt këtë fatkeqësi
Një tërmet 7.8 ballësh u ka marrë jetën mëngjesin e sotëm më shumë se 500 personave në Turqi e Siri, përcjell albinfo.ch.
Presidenti turk, Tayip Erdogan, ka reaguar për tragjedinë përmes një postimi në Facebook, ku thotë se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në këto zona dhe shpreson që kjo fatkeqësi të kalojë sa më shpejt.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësia, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera kanë nisur punën me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Ne vazhdojmë punën tonë”, shkruan presidenti turk.
Lëkundjet e forta të mëngjesit të sotëm janë ndier edhe në Qipro, Gaza dhe Liban. Autoritetet turke shpallën “alarmin e nivelit 4” që kërkon ndihmë ndërkombëtare dhe SHBA shprehën të parat gatishmërinë për të ndihmuar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët në më shumë se një vit Indeksi i besimit ra me 12.5 pikë në mars, duke zbritur në –42.9, krahasuar me muajin... -
Si ka ndryshuar popullsia e Zvicrës -
Zvicër: Po qarkullojnë disa sëmundje njëkohësisht – qytetarët ndihen të sëmurë më shpesh -
“Një makth”: Të huajt në Evropë përballen me vonesa të gjata për leje qëndrimi -
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët











