Lajme
Terre des Hommes-dora e ndihmës për fëmijët kosovarë
Rreth 800 fëmijë të Kosovës në gjendje të vështirë sociale dhe të ekspozuar ndaj dhunës e trafikimit, ndihmohen çdo vit nga organizata zvicerane “Terre des Hommes”.
Dora e ndihmës nga Zvicra për Kosovën nuk kufizohet vetëm në projektet qeveritare të cilat realizohen nëpërmjet Ambasadës së shtetit helvetik në Prishtinë.
Ndihma nga ky shtet për Kosovën është e gjithanshme. Në këtë rast nuk përjashtohen edhe projektet që kanë të bëjnë me fëmijët e që realizohen nga Organizata Joqeveritare.
“Terre Des Hommes” është një prej më të njohurave e cila nëpërmjet projekteve të ndryshme, ka vënë në prioritet ndihmën ndaj fëmijëve të braktisur dhe keqtrajtuar kosovarë.
Në rrugët e Kosovës, e sidomos të qyteteve më të mëdha, ka mjaft fëmijë të cilët për çdo ditë shihen teksa shtrijnë dorën për lëmoshë.
Por këta janë vetëm ajo çfarë shihet sepse një pjesë e tyre, janë të ekspozuar edhe ndaj shumë rreziqeve të tjera, si dhuna, pedofilia apo trafikimi.
Drejtues të “Terre des Hommes” në Prishtinë tregojnë se ata bëjnë përpjekje që t’i ndihmojnë këta fëmijë, përtej asaj që duket në publik.
Artur Marku është një nga zyrtarët e kësaj organizate me seli qendrore në Tiranë të Shqipërisë, por me zyrë edhe në Prishtinë.
Ai shpjegon për Albinfo.ch një numër të madh projektesh që ka realizuar “Terre des Hommes” e që në fokus kanë pasur të drejtat dhe ndihmën ndaj fëmijëve.
Kjo organizatë e cila në Kosovë ka filluar punë që nga viti 1999, është e shtrirë gjithandej në glob në vendet të cilat kanë probleme të ngjashme.
“Përveç projekteve të tjera, kemi rreth 800 fëmijë të cilët i ndihmojmë direkt me ndihma si në ushqime, veshmbathje e gjëra të tjera”, thotë Marku.
Ai tregon se në këtë grup fëmijësh bëjnë pjesë kryesisht ata që janë bonjakë dhe të cilët jetojnë me të afërmit e tyre.
Duke treguar se “Terre des Hommes” ka një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet vendore në lidhje me punën që bëjnë, Marku vëren se ato kanë mjaft probleme për shkak se nuk kanë kushte për të vepruar në kohë të duhur.
“Zonat në të cilat jemi të fokusuar me ndihmën tonë janë rajonet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës dhe Fushë Kosovës”, shpjegon Marku për Albinfo.ch.
Sipas tij, sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë mbetet shumë i dobët, ndonëse ai vëren sa ka pasur përmirësime në kuadrin ligjor.
“Por vështirësi më e madhe është zbatimi i ligjeve. ‘Terre des Hommes’ i mbështet këta fëmijë në baza mujore”, shprehet Marku, duke sqaruar edhe mënyrën e ndihmës.
“Lista prej 800 fëmijësh mbetet thuajse gjithmonë në fuqi sepse sapo largohet ndonjë rast të cilit i përmirësohen kushtet ekonomike apo integrohet në shoqëri, i fusin në listë rastet tjera”, tregon Marku, i bindur se institucionet e vendit nuk janë në gjendje të ndihmojnë këtë kategori sa duhet për shkak se një punëtor social duhet të mbulojë 140 mijë banorë.
Fakte
“Terre Des Hommes” është krijuar në vitin 1960 në Zvicër dhe aktualisht aktivitetet e saj i ka të shtrira në 35 vende të ndryshme të botës. Aktiviteti i saj kryesor është ndihma e puna në luftën dhe mbrojtjen e të për të drejtat e fëmijëve. Në rajonin e Europës lindore, kjo organizatë vepron në Kosovë, Shqipëri, Moldavi e Rumani. Kjo organizatë, përveç institucioneve të vendeve përkatëse, bashkëpunon edhe me organizata të tjera. Në Kosovë ata bashkëpunojnë me USAID-in, EKO, dhe donatorë të tjerë. Në selinë e kësaj organizate në Kosovë, aktualisht punojnë 14 veta. Financimi i saj bëhet nga kontributet e popullit zviceran.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










