Lajme
Tesla nis prodhimin e robotaksive dhe robotin humanoid
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij ”Tesla” më vonë këtë vit planifikon të nisë shërbime robotaksi në Kaliforni dhe tregje të tjera amerikane me makina “të pambikëqyrura” plotësisht vetëdrejtuese të disponueshme si një shërbim me pagesë.
Gjatë një bisede me analistët, Musk shprehu besim se kompania e tij do të shohë një rritje të konsiderueshme në vitet e ardhshme për shkak të përparimeve të saj në drejtimin autonom.
“Tani për tani, ekziston kjo situatë e gabuar ku njerëzit në fakt kalojnë në drejtimin manual për të kontrolluar mesazhet e tyre me tekst në mënyrë që kompjuteri të mos u bërtasë atyre”, tha Musk.
Ai pretendoi se disa shoferë drejtojnë automjetin me gjunjë për të lexuar posta elektronike dhe mesazhe, për të cilën ai tha se është “më pak i sigurt” sesa t’i heqin duart nga timoni.
Kjo ishte biseda e parë e Musk-ut me analistët që nga fitorja e zgjedhjeve në nëntor nga presidenti Donald Trump, me miliarderin Musk që shërben si një aleat kryesor.
Sistemi plotësisht vetëdrejtues i kompanisë ”Tesla” ende kërkon ndërhyrje të herëpashershme të shoferit, por po përmirësohet me shpejtësi, me synimin për të tejkaluar sigurinë e shoferëve njerëzor.
Kompania planifikon të fillojë prodhimin masiv në vitin 2026 të robotaksit ‘Cybercab’, një makinë pa timon, e krijuar posaçërisht për përdorim robotaksi. Tesla ka testuar shërbimin e saj robotaksi me punonjësit në ‘Bay Area’ të Kalifornisë që nga viti i kaluar, me drejtues të sigurisë të gatshëm për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
Më vonë këtë vit, Musk pret të nisë një shërbim me pagesë të udhëtimit në Kaliforni dhe Teksas, në pritje të miratimit rregullator. Tesla ende nuk është e licencuar për të operuar një shërbim autonom komercial të transportit në shtetin e Kalifornisë.
Musk gjithashtu përmendi zhvillimin e robotit humanoid ‘Optimus’ të kompanisë ”Tesla”, i cili do të fillojë prodhimin në vitin 2025.
“Optimus do të jetë në gjendje të luajë në piano dhe të fut një pe në gjilpërë”, tha Musk.
”Tesla” gjithashtu është e fokusuar në prodhimin e automjeteve elektrike më të përballueshme, me prodhimin që do të fillojë në gjysmën e parë të vitit 2025.
Pavarësisht rënies prej 71% të të ardhurave neto në tremujorin e katërt, të ardhurat e kompanisë ”Tesla” u rritën 2% në 25.7 miliardë dollarë.
Perspektivat e kompanisë, veçanërisht zhvillimi i robotit ‘Optimus’, mbeten fokusi kryesor për investitorët.
Musk tha se ”Tesla” planifikon të prodhojë të paktën disa mijëra robotë ‘Optimus’ në vitin 2025.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













