Lajme
Tesla nuk prodhon më bateri në Gjermani, por do të shtojë vende pune
Prodhuesi më i madh amerikan i veturave elektrike, Tesla, ka marrë vendim për të ndaluar prodhimin e plotë të baterive në Gjermani. E gjithë kjo për shkak të lehtësimeve që biznesin ta bartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Fokusi i prodhimit të baterive të Tesla është aktualisht në SHBA për shkak të kornizës së krijuar nga Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA)”, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Tesla planifikonte të prodhonte të gjitha bateritë në Brendenburg, me një kapacitet prej më shumë se 50 gigavatë në vit. Një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë është shprehur se janë duke punuar për të sqaruar arsyet, mirëpo edhe thuhet se kjo nuk do ndikojë në numrin e vendeve të punës.
Kjo edhe për shkak që vetë Tesla ka informuar se do të punësojë më shumë se 10 mijë njerëz në fabrikën e tyre në Greenheide, në Brandenburg. Këto të dhëna i ka publikuar agjencia gjermane e lajmeve dpa, e cila u referohet qarqeve biznesore atje, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët parashohin rrezik për rritje të çmimeve dhe sugjerojnë që të merret seriozisht vendimi i Teslas.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










