Lajme

Testi për koronavirus në Zvicër do të bëhet gratis: Paguan qeveria

Deri më tani, kostot për testet e virusit janë mbuluar pjesërisht nga sigurimet shëndetësore dhe pjesërisht nga kantonet

Qeveria Federale do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për testet e koronës, duke filluar nga 25 qershori i vitit 2020. Kështu ka vendosur Këshilli Federal në mbledhjen e mbajtur sot, shkruan sda.ch.

Deri më tani, kostot për testet e virusit janë mbuluar pjesërisht nga sigurimet shëndetësore dhe pjesërisht nga kantonet, transmeton albinfo.ch.

Një rregullim i tillë i mbulimit gjysmak të kostos çonte në pabarazi të trajtimit: nëse kostot mbuloheshin nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor, subjektet e testimit i nënshtroheshin një zbritjeje të franshizës.

Ndërkaq, nëse kantonet  merrnin përsipër pagesën e testeve, atëherë nuk kishte kosto për subjektet e testimit, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ekzistonte rreziku që njerëzit të mos testoheshin nëse do t`u binte të bartnin  vetë koston e testit.

Sipas vendimit të sotëm, Qeveria Federale merr përsipër kostot për testet lidhur me infeksionin me virusin korona, por edhe testet serologjike për zbulimin e antitrupave.

Më shumë informata për testimin në Zvicër: Testi gratis në Zvicër