Lajme
Testohen për shërbim vullnetar në Kosovë
Ndër ushtrimet e testit është ecja e shpejtë në 3000 metra me bagazhin e rëndë 14 kilogramë dhe me armët në shpinë. Më të mirët e bëjnë këtë për më pak se 16 minuta
Mbi 40 rezervistë nga e gjithë Gjermania kanë aplikuar për tu pranuar në misionin e Kfor-it gjerman në Kosovë. Ata që pranohen do të shërbejnë vullnetarisht në Kosovë nga tetori i këtij viti deri në janar të vitit 2014. Aplikuesit është dashur të tregojnë aftësitë e tyre në ndihmën e parë, marshim malor me ngarkesë dhe armë, check-point, qitje etj.
“Provimi është i vështirë por na sjell kënaqësi të madhe, thotë Johannes Diegelmann, toger rezervist, i cili nuk ka frikë nga kontakti me trupat aktive. Rezultatet e “Kosovo casting” siç e kane quajtur këtë provim, do të prezantohen në fund të javës, thotë oficeri i ngarkuar për medie, Marian Sauer.
Shefi i tij, komandant batalioni Werner Vosseler thotë se në bazë të vlerësimit objektiv të rezultateve të treguara, do të zgjidhen kandidatët për shërbim në njësitin malor të Kfor-it gjerman në Prizren. “Mua personalisht më ka impresionuar motivimi që kanë treguar kandidatët”, përfundon ai.
Njësoj mendon edhe majori Florian Lösl. “Këta ushtarë, me rezultatet e treguara mund të jenë me të drejtë krenarë”, thotë ai.
Njëri ndër ushtrimet që duhet ta përballojnë kandidatët është ecja e shpejtë në distancën 3000 metra me bagazhin e rëndë 14 kilogramë dhe me armët në shpinë. Më të mirët e kryejnë këtë ushtrim për më pak se 16 minuta, shkruan merkur.de.
Pjesë thelbësore e këtij testimi të llojit të veçantë ka qenë edhe trajnimi në të ashtuquajturin “Check-Point”. Secili gabim në këtë pikë (në jetën reale) mund t`i kushtonte kandidatit me jetë. “Ndonëse në parim gjendja në Kosovë është e qetë, kjo und të ndryshojë”, thotë kapiteni Sauer.
Se sa nga rezervistë do të bëhen pjesë e kampit të sigurimit të përbërë prej 40 vetash të batalionit 233, do të tregojë vlerësimi i bërë nga juria. Shumë sish sigurisht nuk do të kenë. Sepse, sipas Sauer, “vetëm disa rezervistë të veçantë do të zëvendësojnë ushtarët aktivë”:
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












