Lajme
Tetë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin “Swissbau Compact 2022” në Zvicër
Zvicra mbetet një ndër partnerët kryesor të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare.
Bëhet e ditur se prodhimet nga përpunimi i drurit të tetë kompanive nga Kosova, nga data 03 deri 06 maj 2022 do të promovohen në Panairin “Swissbau Compact 2022” që do të mbahet në Basel të Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që krahas promovimit të produkteve, të njihen me trendët e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, me synim të rritjes së eksportit.
Ndërkohë, në shtandin e Kosovës në Exhibition Hall 1.0 në Basel do të ekspozohen: karrige, tavolina, orendi shtëpiake, enterier, kuzhina, shkallë të brendshme, shtëpia montuese, dyer dhe dritare etj.
Duhet cekur se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht KIESA, ka siguruar hapësirën ekspozuese në këtë panair për pesë kompani prodhuese vendore, ndërsa pjesëmarrja e tri kompanive të tjera është financuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), përmes projektit USAID Kosovo Compete Activity.
Po ashtu, në kuadër të panairit “Swissbau Compact 2022”, më 05.05.2022 do të organizohet edhe aktiviteti informues si dhe do të zhvillohen takime B2B mes bizneseve kosovare dhe rreth 50 bizneseve nga diaspora që veprojnë në Zvicër, nga sektori i ndërtimit dhe IT-ve të inkuadruara në sektorin e përpunimit të drurit dhe ndërtimit, të cilat do të marrin pjesë në aktivitetin që do të organizohet nga ora 18:00 në Exhibition Hall 1.0 në Basel.
Ndërkaq, pas mbylljes se panairit, më 07.05.2022, duke filluar nga ora 18:00, në Basel do të organizohet “Prezantimi i Hapësirave të reja të ruajtjes së artikujve ushqimorë kosovarë në Zvicër”. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë ndërmarrje të shumta nga Diaspora, Zvicra dhe Kosova, ku do të zhvillojnë takime B2B. Ky aktivitet është i iniciuar nga projekti USAID Kosovo Compete.
Zvicra mbetet një ndër partnerët kryesorë të Kosovës, si në fushën e IHD-ve, ashtu edhe në fushën e shkëmbimeve tregtare. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













