Lajme
Tetë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Itali
Një avion privat, me tetë persona në bord, u përplas në periferi të Milanos, duke shkaktuar vdekjen e gjithë ekuipazhit.
Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se tetë personat – piloti, ndihmëspiloti, gjashtë pasagjerë, mes të cilëve një fëmijë – humbën jetën pas përplasjes në zonën e San Donato Milaneses rreth 12 kilometra në juglindje të qendrës së Milanos.
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Linates në Milano, që ndodhet pak kilometra larg vendit ku u rrëzua. Si destinacion kishte Olbian në Sardegna, një distancë që zakonisht me avion përshkohet për rreth 1 orë e 10 minuta.
Përplasja ndodhi në një pallat të braktisur në San Donato Milanese, që ishte në fazë rindërtimi dhe që përdorej kryesisht për parking.
Banorët e zonës me të dëgjuar zhurmën e përplasjes nisën të shpërndajnë në rrjetet sociale pamje nga shpërthimi i flakëve./Euronews
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran hedh poshtë iniciativën për neutralitet Dhoma e Përfaqësuesve e Zvicrës ka votuar kundër sanksionimit të neutralitetit të përhershëm dhe të armatosur... -
Pluhur nga Sahara mbulon sot qiellin e Zvicrës frankofone -
Ekspozimi ndaj ndotjes në Evropë lidhet me problemet e shëndetit mendor -
Rriten çmimet e karburanteve në Zvicër -
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel












