Kosova
Thaçi e mandaton zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re
Presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar edhe zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re. Thaçi thotë se askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike.
“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim imi si President të sigurohem për funksionim të institucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përputhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me Kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen si të jashtëzakonshme”, ka thënë Thaçi.
Tutje ai ka treguar se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ia ka dëshmuar atij se e ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re, e kësisoj Presidenti i ka dhënë mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë.
“Si jeni njoftuar, të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK-së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo m’u dëshmua edhe faktkisht.
“Ju njoftoj që sot kam mandatuar z. Avdullah Hoti për formimin e Qeverisë së re”.
Në fund Thaçi ka çuar mesazh te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se askush s’mund ta mbajë pushtetin.
“Duhet të pajtohemi se pushteti në Kosovë fitohet dhe humbet siç e sheh edhe Kushtetuta. Askush nuk duhet të pretendojë se me metoda jodemokratike mund ta marrë, ta mbajë apo ta uzurpojë pushtetin”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













