Kosova
Thaçi fton Ramën që të heqin kufirin dhe doganat ndërmjet dy shteteve
Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që qysh sot të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërore për heqjen e kufirit dhe doganave Kosovë – Shqipëri.
Në konferencën e fundvitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heqë kufirin dhe doganën, duke thënë se jemi vëllezër dhe një komb.
“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot, jo nesër, qysh sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës nuk ka nevojë të shtyhet nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama, të marrë këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai.
Tutje, presidenti shton se nuk mund të priten teket e shtetit serb. Sa i përket raporteve me Edi Ramën pas Samitit të Tiranës, Thaçi ka thënë se vlerëson kontributin e mikut të tij të zgjedhur, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën, sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne.
Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, në fakt iniciativa të cilat kanë ndodhur kjo është pozicioni si shtet, duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













