Kosova
Dogana në Kosovë parandalon kontrabandën me duhan
Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë sot në Prizren kanë parandaluar kontrabandën me duhan në sasi prej 77 kilogramësh, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit, zyrtarët pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.
“Në këtë proces ata kanë zbuluar 77 kg duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Tutje thuhet se pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin e-Dogana për pajisjet e mençura ‘android’ dhe ‘ios’, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime të tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













