Lajme
Thaçi kërkon blerjen e helikopterëve për policinë
Pas aksionit policor për marrjen nënë kontroll të pikave doganore në Jarinjë dhe Bërnjak, kryeministri Hashim Thaçi ka pasur një plan që të kërkoj leje nga Kuvendi për të blerë pajisje të sofistikuara për Policinë e Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Sipas kësaj gazete bëhet fjalën për blerjen e dy helikopterëve dhe të dhjetë automjeteve të blinduara.
Zyrtarë të lartë të në Qeveri, por edhe zyrtarë brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se plani për përforcimin e logjistikës dhe të operativës së Policisë, që tashmë është miratuar, pritet që ditëve në vijim t’i prezantohet Kuvendit, kur ta fillojë sesionin vjeshtor të punës.
“Meqë vlera e tyre e kalon shumën e përgjithshme të buxhetit të MPB-së, atëherë në bazë të ligjeve në fuqi duhet që vendimin përfundimtar për këto blerje ta japë Kuvendi i Kosovës”, ka thënë një zyrtar qeveritar.
Vlera e mjeteve që planifikohen të blihen sipas tij, parashihet të tejkalojë 20 milionë euro, ndërsa buxheti vjetor i MPB-së për këtë vit është 92.6 milionë euro.
Policia e Kosovës nuk e ka asnjë helikopterë, ndërkohë që i ka vetëm dy autoblinda.
Një nga këta autoblinda ka dal jashtë funksionit pas dëmtimeve që ka marrë në Zupç kur njësiti special i policisë ka qenë duke kryer misionin në veri të vendit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













