CH-Ballkani
Thaçi kërkon nga gjyqtarët më shumë përkushtim në shërbim të shtetit
Në këtë konferencë, këtë vit diskutohet për ’’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’
Ka filluar punimet Konferenca e Shtatë Gjyqësore e Kosovës, e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE). Punimet e Konferencës i hapi kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ndërsa nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ambasadori amerikan, Greg Delawie, transmeton albinfo.ch.
Në këtë konferencë, këtë vit diskutohet për ’’Të arriturat, sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe propozimet për zgjidhje’’. Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri më tash ka ndërmarrë një sërë veprimesh me qëllim të konsolidimit të sistemit të drejtësisë dhe në funksion të respektimit të rendit kushtetues. Ai ka shtuar se ky vit konsiderohet i veçantë për Kosovën, ngase shteti ka arritur që ta shtrijë sovranitetin në të gjithë vendin.
“Ju jeni ata që e keni këtë detyrë të shenjtë para vetes, para popullit dhe para ligjit. Profesionalizmi, paanshmëria dhe pavarësia e juaj e rrit besueshmërinë e sistemit tonë gjyqësor, ndërsa sigurimi i qasjes së barabartë në gjykata e rrit edhe më tej besueshmërinë e qytetarëve karshi gjykatave dhe pa dyshim që të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë në mbështetjen tuaj, për t’i arritur synimet dhe qëllimet për një sistem gjyqësor të mirë organizuar, profesional, të pavarur, të paanshëm dhe në shërbim të shoqërisë”, u shpreh ai.
Ndërsa ambasadori Delawie pohoi se “kjo konferencë është e veçantë pasi për herë të parë në të po marrin pjesë gjyqtarë e prokurorë nga të gjitha komunitetet e Kosovës”. “Kjo paraqet të arritur pasi është zbatuar marrëveshja për drejtësi, e arritur në Bruksel”, theksoi ai.
Kryesues i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se ka ardhur koha që Kosova ta menaxhojë gjithë sistemin e drejtësisë dhe të përfundojë mandati i EULEX-it.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










