Kosova
Thaçi: Komisioni Evropian ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
"Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës"
Presidenti i Kosovës Thaçi në një intervistë për Deutche Welle duke shpjeguar kresën e tij për vaisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë që të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, ka vazhduar kritikat e tij ndaj Bashkimit Evropian.
“Edhe një herë e ritheksoj që qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabart sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Ai ka ritheksuar se vendi ka përmbushur 94 kritereve për liberalizimin e vizave nga 95 sa ishin ndërsa ka mbetur edhe ratifikimi demarkacionit me Malin e Zi.
“Ky kriter i është vënë Kosovës padrejtësisht dhe në mënyrë befasuese nga BE-ja që unë mendojë që më tepër sesa kriter për implementim, ka qenë kurth politike nga Komisioni Evropian që ta shtyjë edhe më tutje liberalizimin e vizave për Kosovën. Prandaj mendoj se BE-ja duhet të fillojë të ndryshojë qasje në raport me Kosovën. Këtij Komisioni Evropian i kanë mbetur edhe 17 muaj mandat dhe shoh se nuk ka qëllim dhe vizion për Kosovën dhe ky ka qenë mesazhi im për qytetarët e Kosovës për institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












