Kosova
Thaçi: Letra e presidentit Trump është mesazh i SHBA-së për mbështetje
Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se në javët dhe muajt e ardhshëm pritet të finalizohet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Thaçi tha se të gjithë aktorët ndërkombëtarë janë unikë për rëndësinë e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes.
“Sa i përket çështjes së mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale, gjithpërfshirëse dhe me njohje reciproke, është inkurajues fakti që të gjithë liderët e rajonit, pa dallim, mbështesin përpjekjet të Kosovës dhe të Serbisë, duke konkluduar që arritja e marrëveshjes së tillë të prodhojë paqe dhe stabilitet në rajon”.
“Nëse ka pasur hezitime para pak muajsh, sot të gjithë janë unikë për rëndësinë e dialogut dhe arritjes së marrëveshjes finale”.
Thaçi theksoi se letra e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me arritjen e marrëveshjes Kosove-Serbi, është mesazhi i SHBA-së dhe se shfaq mbështetjen e plotë dhe unike për Kosovën dhe rajonin, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
“Nëse dikush ka pasur hezitime deri tani për rolin e SHBA-së, kjo dëshmon qartë me fakte se SHBA-ja është e involvuar në proces të mbështetjes së plotë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi. Liderëve të Kosovës u mbetet të punojnë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore dhe kombëtare për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme dhe të implementueshme”.
“Sa u përket opinioneve lidhur me letrën e Trump, nuk besoj që ka lider në Kosovë që i thotë jo asaj letre”.
Presidenti i vendit gjithashtu bëri të ditur se nuk pret të ketë takime të tjera para fillimit të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten















