Lajme
Thaçi nuk e ndal festën, rrezik për përleshje me opozitën
Hashim Thaçi nuk i stopoi simpatizantët e PDK-së për të festuar të premten në Prishtinë, por përkundrazi, i inkurajoi mbështetësit e tij që të festojnë nesër
Pavarësisht thirrjeve që erdhën nga liderët politikë dhe diplomatë e huaj, i nominuari i koalicionit për president të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i stopoi simpatizantët e PDK-së, për të festuar të premten në Prishtinë, kur ai pritet të votohet në krye të shtetit, por përkundrazi Thaçi në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, i inkurajoi mbështetësit e tij që të festojnë.
Në një prononcim për mediat, pas takimit me Kryesinë e PDK-së, Thaçi tha se do të përgjigjet më vonë për festën që do të zhvillohet të premten në Prishtinë nga mbështetësit e tij. Ai tha se ka dëgjuar me vëmendje dëshirën e njerëzve për të ardhur dhe për të festuar masivisht në sheshin “Skëndërbeu”, ku po qëndron opozita e bashkuar kundër zgjedhjes së tij president.
Pa dhënë përgjigje konkrete nëse do të kërkojë nga strukturat e tij partiake nëpër komuna që të anulojnë këtë festë, si pasojë e shqetësimeve të opinionit se mund të ndodh një përplasje mes dy taborëve politike, Thaçi tha se është e drejtë e secilit për të festuar apo protestuar.
Ai tha se PDK si partia më e madhe në vend dhe shtetformuese, ka përgjegjësinë më të madhe në rendin politik që të përkujdeset në ruajtjen e gjakftohtësisë dhe qetësisë.
“Dikush feston, dikush proteston në të njëjtën kohë…Unë do të kem edhe një dark pune me Këshillin Drejtues dhe deputetët, në mënyrë që për këtë interesim për ardhje masive të qytetarëve t’i përgjigjemi me gjakftohtësi dhe qetësi, për dialog, për një qasje të përgjegjshme të dërgimit të mesazhit”, ka thënë Thaçi.
Zgjedhjen e Hashim Thaçi vazhdon ta kundërshtojë opozita, e cila është e vendosur nëpër tenda jashtë objektit të Kuvendit. Liderët opozitarë ftuan për nesër në ora 10:00 të gjitha mbështetësit e tyre që të protestojnë kundër zgjedhjes së presidentit. Ka tri ditë, që mbështetësit e opozitës janë vendosur nëpër tenda si shenjë proteste kundër qeverisë që drejtohet nga dy partitë e mëdha, LDK e PDK.
Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në ora 11:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar presidentin e shtetit. Në garë janë dy kandidatë, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, të dy nga PDK. Ky i fundit është kandidat formal, sa për të plotësuar kriterin kushtetues se duhen të jenë dy, ose më shumë kandidatë për president.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025











