Kosova
Thaçi për median gjermane: Ndikimi turk tepër i vogël në krahasim me atë rus
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi flet për forca antiperëndimore në Europën juglindore. Ai shpreson në mbështetje më të madhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, shkruan handelsblatt.de, që ka kryer një intervistë me të.
Thaçi fillimisht ka falenderuar Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës dhe pret shumë nga samiti i Sofjes.
“Ne i jemi falenderues Gjermanisë për mbështetjen e rrugës tonë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kancelarja Angela Merkel luajti rol qendror në marrëveshjen e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit,” tha ai duke shtuar se zgjerimi i BE-së është për të shmangur ndikimet e rrezikshme ideologjike dhe të forcave tjera anti-europiane dhe anti-perëndimore mbi Ballkanin Perëndimor. “Në samitin e Sofjes presim respekt dhe trajtim të barabartë si të gjitha shteteve tjera të rajonit.”
Ndikimi turk tepër i vogël nga ai rus
Presidenti Thaçi theksoi se është Rusia ajo që ndikon te Serbia për të mos u arritur marrëveshjet mes të dyja vendeve, ndërsa BE asnjëherë nuk duhet të tolerojë një “vrimë të zezë” mbi Ballkan.
Në pyetjen e gazetarit gjerman se çfarë mendon për ndikimin turk mbi Ballkanin, ai përgjigjet:
“Në krahasim nga Rusia, ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor është shumë i vogël. Me Turqinë ne kemi raporte në rrafshin shtetëror, megjithatë vendimet i marrim me diskutime nga BE dhe SHBA. Por natyrisht ne duam të mbajmë partneritetin me Turqinë në bazë të interesave të përbashkëta. Por kurrë nuk do tolerojmë që Turqia të shtojë ndikimin mbi vendin tonë. Ne nuk tolerojmë përzierje në interesat tona të brendshme.”
Në lidhje me liberalizimin e vizave ai shpreson që gjatë këtij viti qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza në gjithë hapësirën e zonës Shengen, pasi nga Kosova “janë përmbushur gjithë kriteret.”
Në lidhje me çështjet e brendshme Thaçi shtoi se ekonomia e Kosovës është në rritje prej 4 përqind dhe shpreson rimëkëmbjen e turizmin dimëror, ndërsa gjithashtu tha se qeveria është stabile.
Në pyetjen e fundit se ku e shikojmë Kosovën pas dhjetë vitesh, Thaçi tha: “Kosova atëherë do jetë anëtare e NATO. Pse jo edhe anëtare e BE dhe OKB? Do bëjmë gjithçka për të arritur këtë qëllim madhor.”
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













