Kosova
Thaçi reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.
Ai shtoi se, tani është koha për sfida të reja. “Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.
Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi Thaçi.
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Zgjedhjet në Cyrih: Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër













