Kosova
Thaçi: Së shpejti do ta marr vendimin për shpalljen e zgjedhjeve
Thaçi ka deklaruar se shpërndarja e sotme e Kuvendit përshpejton hapat për organizimin e zgjedhjeve
Presidentit i Kosovës, përmes një komunikate për media është deklaruar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Thaçi ka deklaruar se shpërndarja e sotme e Kuvendit përshpejton hapat për organizimin e zgjedhjeve.
“Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re”, deklaron Thaçi.
Thaçi është shprehur se në bazë të kompetencave kushtetuese shumë shpejt do të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve.
“Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike.
“Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore”, ka thënë Thaçi.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse












