CH-Ballkani
Thaçi s’tërhiqet nga zhbërja e Gjykatës Speciale
Ai ka theksuar se nisma për shfuqizim “është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe proceduralisht në rregull”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa nderoi të pagjeturit te përmendorja për ta, ka folur për nismën e deputetëve për shfuqizimin e speciales. Ai ka theksuar se nisma për shfuqizim “është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe proceduralisht në rregull”. “Unë nuk ju lë diçka në dorë, a as nuk ju marr diçka nga dora deputetëve. Ata janë të zotët e vetvetes, janë të zgjedhurit e popullit”, ka deklaruar presidenti kosovar.
Ai së bashkë me përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, kanë bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Presidenti Thaçi tha se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt.
“Do të punoj që çështja e të pagjeturve të shtrohet në të gjitha instancat, duke përfshirë dialogun në Bruksel. Autoritetet në Beograd, duhet të binden që të punojnë në fatin e të pagjeturve”, ka thënë Thaçi.
Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, ka folur për iniciativën që me ligj t’u sigurohen beneficione familjeve, që sipas tij, në vitin e ardhshëm do të dërgohet në Qeveri.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











