Lajme

Thaçi takohet me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në takim nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në kuadër të vizitës zyrtare që presidenti po e bën në SHBA.

Në këtë takim, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Temë e këtij takimi ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja e përhershme e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të thotë paqe për tërë Evropën Juglindore, do të thotë kthim kah e ardhmja, do të thotë zhvillim dhe prosperitet”, ka deklaruar Thaçi në takim, sipas njoftimit të Presidencës.

Presidenti i vendit po ashtu është shprehur se Kosova do të vazhdojë të bashkërendojë çdo hap të saj me Shtetet e Bashkuara, përcjell Albinfo.ch.