Lajme
‘The Sun’ shkruan për bandat shqiptare në narko-treg
Bandat e ndryshme që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes të cilave edhe ato shqiptare, kanë zonat e tyre të influencës.
Kështu shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Sun”, në një artikull që mban titullin “Rrugët e turpit”, për shkak të pranisë së theksuar të kriminalitetit.
Sa i takon grupit shqiptar Hellbanianz, ai vepron në bllokun e kullave të kompanisë “Gascoigne”, në zonën Barking, në lindje të Londrës.
Sipas gazetës, që e shoqëron artikullin me foto, banda ballkanase preferon makinat e shpejta tip “Bentley” dhe mburret për përdorimin e kallashnikovëve.
Duke iu referuar fotove, të postuara nga vetë bandat në rrjetet sociale, “The Sun” shkruan se grupi kriminal është i armatosur deri në dhëmbë.
“Lart në bllokun e kullave “Gascoigne”, në Barking, gangsterët shqiptarë janë në prag të marrjes nën kontroll të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 5 miliardë paund”, vijon gazeta.
Ajo shton se edhe pse shëtisin me “Rolls Royce” dhe “Bentley”, Hellbanianz janë ushtarë rruge, që shërbejnë si krahu i armatosur i mafisë shqiptare.
Krahas drogës, grupet shqiptare kryejnë edhe grabitje të armatosura në Londër dhe thuhet se takohen në pabin “Kings Lounge”.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












