Integrimi
Themelohet shoqëria kulturore-artistike “RILINDJA”
Pas përpjekjeve disajavore, ku përfshihen konsultimet intensive të dashamirëve, amatorëve si dhe profesionistëve të artit tradicional shqiptar, vlerësimi aktual i gjendjes, gatishmërisë, por dhe vullnetit për nxitjen, kultivimin dhe zhvillimin e kulturës shqiptare në mërgatë, të rinjtë e kësaj iniciative së bashku me profesionistët, të cilët palodhshëm ndihmuan me udhëzimet dhe këshillimet e tyre, mbajtën kuvendin e parë dhe themeluan me këtë rast shoqërinë kulturore artistike “RILINDJA” me seli në Winterthur të Zvicrës.
Njoftojmë opinionin publik, shoqëritë simotra, organet e përfaqësimit tonë diplomatik si dhe institucionet vendëse të kulturës se ne jemi të hapur për çdo lloj bashkëpunimi, i cili ndihmon, zhvillon dhe forcon ruajtjen dhe përforcimin e traditave kulturore kombëtare në mërgatë, në njërën anë, por edhe ngritjen dhe zhvillimin e raporteve kulturore reciproke me organet vendëse të kulturës, në anën tjetër.
Nëpërmjet ushtrimit të aktiviteteve kulturore-artistike, duke ruajtur dhe intensifikuar kështu lidhjen me vendet tona të origjinës si dhe duke synuar ngritjen dhe bashkëpunimin kulturor me asociacionet kulturore të shtetit mikpritës, shpresojmë dhe synojmë të ofrojmë një platformë, ku dashamirët dhe krijuesit e artit dhe të kulturës shqiptare ta gjejnë komoditetin për të ushtruar dhe zhvilluar krijimtarinë kulturore-artistike.
Me respekt,
SHKA “RILINDJA”
Gëzim Kasumaj, kryetar
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë









