Bota
Themeluesit e Google-s japin dorëheqje
Themeluesit e Google-s, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.
Ata do t’i lënë rolet e shefit ekzekutiv dhe të presidentit në Alphabet, por do të mbeten në bord, përcjell albinfo.ch.
Shefi ekzekutiv i Google-s, Sundar Pichai, do të bëhet shef ekzekutiv edhe në Alphabet.
Alphabet u krijua në vitin 2015 si pjesë e ristrukturimit të Google-s.
Kompania simotër kishte për qëllim t’i bënte aktivitetet e gjigantit të teknologjisë “më të pastra dhe më të përgjegjshme”, pasi ai ishte zgjeruar nga kërkimet në internet në fusha të tjera, të tilla si veturat pa shofer.
Page dhe Brin, themelues të Google-s më 1998, u zhvendosën nga Google në Alphabet më 2015, duke thënë se duan të përqendrohen në nisma të reja.
Por, në një blog të postuar online, bashkëthemeluesit thanë se do të tërhiqen nga administrimi ditor i kompanisë.
Ata theksuan se “do të mbeten të përfshirë në mënyrë aktive si anëtarë të bordit, aksionarë dhe bashkëthemelues”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











