Kosova
Thirrje të rinjve të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës
Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhu ushtar i Kosovës
Sot, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejave të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në këtë video-mesazh, Mehaj ka thënë se kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve.
“Të dashur qytetarë, të rinj e të reja të këtij vendi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri me datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë. Pra një javë deri të mbyllja e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve, për t’i shtuar në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 1000 të rijnë që do t’i shërbejnë atdheut. Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të filloj procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformen e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit. Andaj të rinj e të reja të këtij vendi, pa dallim etnie, ju ftoj të aplikoni për t’iu bashkangjitur Ushtrisë së Republikës së Kosovës që ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Mehaj.
Ai tutje ka thënë se përderisa vendi ynë lind të rinj e atdhetarë të cilët bëjnë nderime para flamurit, tradita jonë për t’i shërbyer vendit nuk do të vdes kurrë.
“Bashkarisht do të angazhohemi në mbrojtjen e sigurisë së shtetit, ashtu siç para nesh, komandanti legjendar Adem Jashari, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorë e invalidët, veteranët e veprimtarët si Adem Demaçi, i dhamë formë lirisë së vendit, shpresës – guxim, guxim për një shtet të pavarur dhe sovran. Përderisa vendi ynë lind të rinj e atdhetarë të cilët bëjnë nderime para flamurit, tradita jonë për t’i shërbyer vendit nuk do të vdes kurrë. Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë gjithmonë shtëpia e trimave! Bëhu ushtar i Kosovës”, ka thënë ministri Mehaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide










