Lajme
Tiçino mbyll menjëherë kantieret e ndërtimit dhe fabrikat
Përkundër asaj që është vendosur në nivelin federal, aktivitetet në kantieret e ndërtimit në kantonin e Ticino duhet të ndërpriten menjëherë
Kantoni i Ticinos ka njoftuar masa të mëtejshme kundër përhapjes së koronavirusit. Në një aspekt këto masa shkojnë më larg se ato të urdhëruara nga Qeveria Federale për gjithë vendin.
Dihet se kantoni më jugor i Zvicrës është njëherësh dhe më i prekuri, për shkak se kufizohet me Lombardinë, zonën më të goditur nga koronavirusi në Itali dhe në botë, shkruan albinfo.ch.
Për këtë arsye, që nga shpërthimi i virusit, atje janë dëgjuar ankesa në adresë të Qeverisë Federale, e cila “po e nënçmon gjendjen” dhe “po i lë në baltë” tiçinezët.
Në këtë derejtim, kantoni në fjalë ka vendosur sot për masa më të ashpra.
Për njerëzit e moshuar dhe të prekshëm do të ekzistojë, sipas këtyre masave një “ndalim i qartë i daljes për të bërë pazaret”, përcjell albinfo.ch. Atyre u lejohet të shkojnë vetëm te mjeku ose të punojnë në disa raste, ka thënë kryeministri i kantonit, Christian Vitta për mediat në Bellinzona. Sipas tij, Tiçino është “dy javë para të tjerëve” sa i takon përhapjes së koronavirusit, prandaj dhe janë të kuptueshme masat e mdërmarra.
Popullsia e moshuar duhet të marrë ndihma nga të afërmit ose të përdorë shërbimet komunale që bëjnë sjhpërndarje ndihmash (ushqimesh etj.) nëpër shtëpi.
Përkundër asaj që është vendosur në nivelin federal, aktivitetet në kantieret e ndërtimit në kantonin e Ticino duhet të ndërpriten menjëherë, ka thënë ai. Në fakt, vendimi thotë që kantieret dhe ndërmarrjet industriale mund të punojnë nëse mund t`i plotësojnë masat e kërkuara higjenike, përcjell albinfo.ch. “Por këtë mund ta bëjnë fare pak nga to”, ka thënë një pjesëtar i qeverisë.
Kështu, në këtë kanton mund të vazhdojnë punën vetëm ndërmarrjet “relevante për sistemin” si ato për furnizim me artikuj ushqimor dhe ndërmarrjet farmaceutike.
Para Tiçinos, kantieret e ndërtimit i kishte mbyllur me një evndim edhe Kantoni i Gjenevës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua











