Lajme
Ticino mund ta bëjë të detyrueshme maskën në hapësirat publike
Nëse situata përkeqësohet, mund të imponohej detyrimi për vënie të maskës në hapësira publike, ka thënë të enjten kryeministri i Kantonit, Norman Gobbi
Qeveria e Kantonit të Ticinos ka vendosur t`i shtrijë masat në luftën kundër pandemisë Covid 19 deri më 24 gusht, shkruan srf.ch
Nëse situata përkeqësohet, mund të imponohej detyrimi për vënie të maskës në hapësira publike, ka thënë të enjten kryeministri i Kantonit, Norman Gobbi.
Masat e vendosura më 16 korrik skadojnë të dielën e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, pasi që ato të zgjaten deri më 24 gusht, këshilli qeveritar do të rivlerësojë situatën, ka shtuar Gobbi. Ai përveç faktit që është në krye të këshillit qeveritar, drejton edhe drejtorinë e brendshme në kuadër të qeverisë.
Situata aktualisht është nën kontroll dhe numri i infeksioneve të reja me koronavirus është nën kufirin prej dhjetë (raste në 100 mijë banorë), ka thënë Gobbi, përcjell albinfo.ch. Masat e tanishme mund të quhen të mjaftueshme, por popullata duhet të vazhdojë t’u përmbahet rregullave.
Qeveria pritet të vendosë të hënën se si do të trajtojë kantoni Ticino fillimin e vitit të ri shkollor, të planifikuar për 31 gusht.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













