Kosova
Tifozët e ‘Cërvena Zvezdes’ nderojnë terroristët e vrarë në veri të Kosovës
Ultrasit e skuadrës nga Beogradi, që njihen edhe si grupim nacionalist, ngritën pankarta me emrat e terroristëve të vrarë, gjatë sulmit të armatosur të organizuar, më 24 shtator. Aty ishin shkruar emrat e Igor Milenkoviq dhe Bojan Mijailoviq.
Ata shpalosën edhe një fotografi të madhe të terroristit të tretë, Stefan Nedeljkovic, i cili gjithashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës.
Gjatë ndeshjes kishte edhe thirrje të shumta antishqiptare. Mes këngëve të serbëve ishin “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë” si retorika “Kosova është Serbi”, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
Edhe pse nuk lejon thirrjet apo ofendimet me bazë nacionaliste dhe raciste, edhe në këtë rast, UEFA nuk ndërmori asnjë masë për të kërkuar heqjen e banerave me natyrë politike dhe etnike. Konfederata europiane e futbollit vijon të mbyllë një sy dhe t’i tolerojë këto shfaqje, që nxisin urrejtje dhe dhunë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












