Futboll
Tifozët e St. Gallenit përleshen me policinë
Pas ndeshjes ndërmjet FC Zurich kundër FC St. Gallen të shtunën mbrëma, më 25 maj 2019, tifozët e skuadrës mysafire kanë sulmuar policinë, derisa kanë dëmtuar automjete policore dhe dy autobusë të transportit publik
Të shtunën përfundoi edicioni 2018-2019 në Superligën zvicerane, ku gjatë këtij kampionati kishte edhe disa incidente, me dy ndeshje të Grasshoppersit që janë ndërprerë, shkruan albinfo.ch.
Në takimin mes FC Zurich dhe FC St. Gallen, të shtunën në mbrëmje, kishte disa fishekzjarre në fushën e lojës, por më rëndë ndodhi pas saj.
Tifozët e FC St. Gallen u dërguan në tren special në stacionin Altstetten me disa autobusë nga autoritetet e transportit publik të Cyrihut.
Por, tifozët kanë shkaktuar probleme duke dëmtuar dy autobusë, njofton policia zvicerane.
Papritmas, disa persona të maskuar u larguan përsëri nga treni dhe sulmuan policinë e pranishme, duke hedhur gurë dhe shishe në drejtim të tyre, ku policia është dashur të përdorë gazin.
Tre automjete policore u dëmtuan nga hedhja e gurëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













