Lajme
Tifozi i Anglisë: “Nuk jam pritur kaq mirë në asnjë vend tjetër të botës”
Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një video të fansave anglezë të cilët kanë ardhur në kryeqytet për ta parë ndeshjen mes Kosovës e Anglisë.
Matt, nga Newcastle, ka thënë se mikpritje si në Prishtinë, s’ka parë askund tjetër, shkruan lajmi.net.
“Unë jam këtu për ndeshjen që Anglia do ta zhvillojë kundër Kosovës nesër mbrëma”, thotë ai në këtë deklaratë.
“Kësi mikpritje nuk kam parë diku tjetër. Kam vizituar mbi 30 vende, por kurrë nuk kam parë kësi mikpritje”.
Madje, sipas personazhit të videos së publikuar nga Ambasada britanike, ndeshja me Kosovën s’do të jetë aspak e lehtë, por se ai shpreson se Anglia do të triumfojë me rezultat 2 me 1.
Ndryshe, nesër me fillim nga ora 18:00 pritet të zhvillohet ndeshja mes Kosovës e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan Zeri, përcjell albinfo.ch.
Për tifozët anglezë është organizuar një pritje e jashtëzakonshme në kryeqytet, me thirrje kundër racizmit dhe falënderime për kombin britanik gjatë viteve të luftës në Kosovë.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/videos/466829170704604/?t=0
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












