Kuriozitete
Tigrat e rrallë vrasin rojën e parkut
Një zyrtar ka thënë se tigrat kanë kërcyer mbi rojën sepse një nga katër portat nuk ishte mbyllur mirë
Një roje e kafshëve në një park kombëtar në Indinë jugore është sulmuar dhe është vrarë nga dy tigra të bardhë të rinj, kanë njoftuar autoritetet indiane.
Roja 40-vjeçar u sulmua nga dy tigrat e rrallë kur tentoi t’i drejtonte kafshët drejt hapësirës së tyre të mbyllët në Parkun “Bannerghatta Biological”.
Një zyrtar ka thënë se tigrat kanë kërcyer mbi rojën sepse një nga katër portat nuk ishte mbyllur mirë.
Tigrat e bardhë e nxjerrin ngjyrën e tyre nga një gjen recesiv.
Roja ishte në këtë vend pune që vetëm një javë, shkruan Albinfo.ch.
Të afërmit e rojës kanë protestuar jashtë parkut në fundjavë duke kërkuar kompensim financiar nga menaxhmenti i parkut, duke i akuzuar ata për neglizhencë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













