Shqipëria
Tirana bashkon kryebashkiakët evropianë më 5 shkurt
Tirana do të presë jo vetëm kryebashkiakët më të rëndësishëm në botë si Anne Hidalgo e Parisit apo Jaume Collboni Cuadrado i Barcelonës, por do të firmoset edhe një deklaratë e përbashkët për angazhimet e reja
Tirana do të mirëpresë më 5 shkurt një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të vitit: Pact of Free Cities (Pakti i Qyteteve të Lira). Ky rrjet global qytetesh, i themeluar nga kryebashkiakët e kryeqyteteve të Vishegradi,t ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.
Tirana do të presë jo vetëm kryebashkiakët më të rëndësishëm në botë si Anne Hidalgo e Parisit apo Jaume Collboni Cuadrado i Barcelonës, por do të firmoset edhe një deklaratë e përbashkët për angazhimet e reja.
Do të ketë dhe disa panele diskutimi ku kryetarët e bashkive do të prekin tema si siguria e qyteteve në kohë krizash, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe migracionin. I pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton albinfo.ch.
Në këtë rrjet bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Bratislava, Brukseli, Firence, Frankfurti, Gdansk, Hamburgu, Kievi, Lisbona, Lviv, Lubljana, Londra, Los Angeles, Mannheim, Milano, Munihu, Parisi, Podgorica, Praga, Rijeka, Riga, Roma, Stuttgarti, Taipei, Taoyuan, Timisoara, Tirana, Ulm, Neu-Ulm, Vjena, Vilnius, Varshava, Zagrebi, Sofja, Reykjavik, Kharkiv, si dhe Association of German Cities.
Ky samit vjen në një moment kur qytetet po kthehen në qendra të rëndësishme të politikave progresive dhe po pozicionohen si zgjidhës të problemeve globale përballë ngurrimit ose ngadalësisë së qeverive kombëtare. “Pact of Free Cities” synon të forcojë bashkëpunimin mes qyteteve, të ndajë praktikat më të mira dhe të sigurojë fonde direkte nga BE-ja për zhvillimin urban.
Me organizimin e këtij eventi, Tirana forcon rolin e saj si një aktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u rreshtuar krah qyteteve që mbështesin një shoqëri të hapur, të lirë dhe të barabartë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx Mbi 5 mijë shqiptarë nga zona tre-shtetërore festuan për të pestin vit radhazi në rrugët e... -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












