Shqipëria
Tiranë: Falja e Fitër Bajramit në Sheshin “Skënderbej”, mijëra besimtarë bashkohen në lutje
Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer faljen e madhe të Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ceremonia filloi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe një ligjëratë, për të vijuar më pas me faljen e namazit të Bajramit.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), në fjalën e tij para besimtarëve, uroi që Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës. “Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Ne jemi një komb”, u shpreh Bujar Spahiu, përcjell albinfo.ch.
Ai theksoi rëndësinë e ndihmës për ata në nevojë, duke theksuar se kjo festë është edhe një moment për të ndarë gëzimin me të varfërit, të moshuarit dhe të sëmurët.
Pritjet tradicionale me rastin e Fitër Bajramit po organizohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, ku besimtarë, personalitete dhe përfaqësues të institucioneve po ndajnë urime për këtë ditë të shenjtë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit











