Bota
Tornadot ‘godasin’ SHBA-në
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/04/156399678_highres-580x396.jpg)
Pesë shtete amerikane nga Teksasi në Florida përballen me një mot të përkeqësuar ndjeshëm e përgatiten këtë javë për tornado e bashke me to, edhe për dëme të mëdha.
14 tornado janë konfirmuar në Teksas, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Florida, thonë mediat vendase. Përveç tornadove, sistemi i stuhive prodhoi gjithashtu emergjenca përmbytjesh nga Teksasi lindor në Nju Orleans, Luiziana dhe Tallahassee.
Tornado e fundit e konfirmuar u përplas të enjten në Bakersville, Florida, por ende nuk ka detaje rreth fuqisë së saj apo shkallës së dëmeve të shkaktuara. Të paktën tre vetë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën pasi 6 tromba shkatërrimtare ajri kaluan në muajin mars në Indiana, Kentaki dhe Ohio, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Viktimat vdiqën në rulotat e tyre nga “traumat e shkaktuara prej goditjesh të dhunshme”, ndërsa shumica e të lënduarve kishin gjymtyrë të thyera. Banorë vendas thanë se nuk kishin përjetuar kurrë diçka të tillë, edhe pse tornado nuk janë një fenomen i pazakontë për zonën. Fuqia e tyre këtë radhë megjithatë, ishte më e madhe. Lugina e Ohajos përballet dhe tani me një kërcënim të ngjashëm, si dhe vërshime ujërash, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet dhe nga breshëri.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n