Maqedonia
Tragjeditë më të mëdha që kanë goditur Maqedoninë
Në këtë listë nuk janë të vendosura viktimat nga konfliktet e armatosura dhe aksionet policore dhe ushtarake
Numri i viktimave nga aksidenti tragjik mbetet 14, ndërkohë që 5 persona mbeten në gjendje të rëndë. Tashmë është zbuluar edhe identiteti i personave që humbën jetën në aksidentin e një ditë më parë në autostradën Shkup-Tetovë, kur autobusi i udhëtarëve u rrokullis në afërsi të fshatit Llaskarcë, raporton “Alsat”.
Mirëpo, Maqedonia mban mend shumë fatkeqësi që nga viti 1951, me listën e zezë udhëheqë tërmeti i Shkupit me rreth 1.100 viktima dhe 3.000 të lënduar, përcjell albinfo.ch.
Pas saj janë fatkeqësitë me aeroplanët, të cilat me të vërtetë kanë qenë më në numër dhe më të përgjakshme, ndërkaq më e madhja ka ndodhur më 22.11.1993, kur një avion me udhëtarë “Jak 42-D” i kompanisë “Aviokompleks” është rrëzuar si pasojë e gabimit të pilotit. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 115 persona. Këtu nuk theksohen, përmbytjet katastrofale të vitit 1962 dhe 1979, në të cilat nuk ka pasur viktima.
Në këtë listë nuk janë të vendosura viktimat nga konfliktet e armatosura dhe aksionet policore dhe ushtarake.
22.10.1951 – Avion i “JAT” që ka fluturuar nga Beogradi është rrëzuar në Aeroportin e Shkupit, kanë humbur jetën 12 persona.
26.07.1963 – Tërmet i madh në Shkup. Humbën jetën rreth 1.100 persona. Së paku 3.000 persona u lënduan, ndërkaq rreth 200.000 të tjerë ngelën pa kulm mbi kokë.
24.07.1992 – Një avion mallrash “Antonov” u rrëzua 26 kilometra në juglindje të Shkupit, gjatë kohës kur i afrohej aeroportit. Avioni ka goditur një kodër në afërsi të fshatit Lisec. Në këtë fatkeqësi humbën jetën 8 persona.
05.03.1993 – Gjatë fluturimit në Aeroportin e Shkupit, është rrëzuar një avion me 97 udhëtar i tipit “Foker 100”, i kompanisë “Paler Makedonija”. Në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën 86 persona. Ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Antoni Peshev, për arsye morale dha dorëheqje, që është precedent në historinë e Maqedonisë. Nga atëherë, deri më tani, asnjë ministër nuk ka dhënë dorëheqje për arsye morale, transmeton Portalb.
22.11.1993 – Një avion me udhëtarë i tipit “Jak – 42D” është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit dhe në këtë fatkeqësi humbën jetën 115 persona – vetëm një i ka mbijetuar fatkeqësisë. Avioni ka fluturuar nga Gjeneva për në Shkup. Megjithatë, për shkak të kushteve të këqija të motit, ai është ridrejtuar për në Aeroportin e Ohrit për ulje të patjetërsueshme. Por, ai u rrëzua në afërsi të Malin Trojan.
18.09.1995 – Avion “Antonov”, i cili ishte i angazhuar që të shuaj zjarre u rrëzua në afërsi të Shkupit. Humbën jetën 2 anëtarë të ekuipazhit.
26.02.2004 – Në afërsi të Mostarit, humb jetën presidenti i Maqedonisë, Boris Trakovskit bashkë me gjashtë bashkëpunëtor dhe dy pilotë të avionit të shtetit “Kinger”.
12.01.2008 – Një helikopter i Armatës së Maqedonisë është rrëzuar në lokalitetin Bllacë të Katllanovës. Si pasojë e kësaj fatkeqësie humbën jetën 11 persona të ARM-së, të cilët janë kthyer nga misioni “Altea” në Bosnje dhe Hercegovinë.
28.08.2008 – Një avion i tipit “Cesna” është rrëzuar në lokalitetin “Skrebat” në fshatin Leskovec, në afërsi të Ohrit. Në këtë fatkeqësi humbi jetën piloti dhe tre udhëtarë të avionit. U mënjanua katastrofë më e madhe, pasi që avioni e ka goditur një automjet të tipit “Fiço”, në të cilin gjatë atij momentit është gjendur një vajzë e vogël.
05.09.2009 – Në ora 10:30, fundoset anija “Ilinden” në Ohër. Jetën e humbën 15 persona, turistë nga Bullgaria.
04.08. 2015 – Si pasojë e vërshimeve, në Shipkovicë të Tetovës e humbën jetën 5 persona.
06.08.2016 – Vërshimet në lagjen Hasanbeg të Shkupit, ku si pasojë kanë humbur jetën 22 persona.
13.02.2019 – Aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, ku si pasojë e rrokullisjes së autobusit me rreth 50 udhëtarë deri më tani kanë humbur jetën 14 persona.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













