Kosova

Trajkoviq thotë se Serbia e ka njohur shtetin e Kosovës në Mynih

Rada Trajkoviq ka thënë se shteti i Serbisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës të premten, kur në Mynih të Gjermanisë ka nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Beograd.

Siç ka thënë Trajkoviq, lëvizjet në Mynih shpien tek ajo që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte përmendur në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit, ku i ftonte në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar atë që e quante ‘marrëveshje historike’.

Për Direktno.rs, Trajkoviq ka folur edhe për marrëveshjen rreth hekurudhave, duke thënë se trajektorja për të cilën përfolet se do t’i bie hekurudha Fushë Kosovë- Merdar është jashtë funksionit dhe kërkon një shumë të madhe të hollash për ta rikonstruktuar.

Ajo ka përmendur, në anën tjetër, edhe refuzimin e Albin Kurtit për të pranuar marrëveshjet, pasi sipas tij, ishin arritur nga njerëz që nuk kishin legjitimitet nga qeveria e re.