Futboll
Trajneri fiton ‘Green Card’, jep dorëheqje nga Vllaznia
Klubi i futbollit Vllaznia nga Shkodra ka zyrtarizuar nëpërmjet një komunikate për shtyp largimin e trajnerit Hasan Likës, por arsyet e këtij të fundit janë krejtësisht të ndryshme nga të trajnerëve tjerë.
Në komunikatën e klubit shkodran theksohet se, Hasan Lika e la detyrën e tij pasi do të emigrojë drejt Shteteve të Bashkuara pas pak ditësh, së bashku me familjen e tij, shkruajnë mediat shqiptare.
Ai ka fituar ‘Green Card’ dhe ka kërkuar leje që të largohet drejt SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Klubi shkodran, duke parë ecurinë e mirë të skuadrës, që është pranë rikthimit në Superligën shqiptare, vendosi që të mos e pengojë trajnerin dhe e falënderoi për kontributin e dhënë prej tij.
Ndërkohë, klubi i Vllaznisë pritet të bëjë shumë shpejt publik emrin e trajnerit të ri, që do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











