Kosova
Trajneri i Kosovës: Më mungojnë restorantet e Prishtinës
Duket se pandemia COVID-19 ka izoluar gjithë botën për muaj me radhë, e po ashtu edhe trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, në shtëpinë e tij në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se trajneri zviceran, i cili ka synim ta dërgojë Kosovën në “Euro 2020”, ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij në Zvicër në muajt e fundit, por që kjo periudhë nuk e ka bërë atë “dembel” pasi që ka pasur me çfarë të merret.
Po ashtu, Challandes ka bërë të ditur se ai meqenëse jeton afër pyjeve, ka pasur mundësi të dilte për shëtitje, derisa thotë se ka qenë edhe i disiplinuar në këtë periudhë.
Nga ana tjetër, trajneri zviceran ka folur për interesimin e klubeve evropiane për futbollistët e Kosovës.
“Sigurisht se i përcjelli tregjet dhe kërkesat për transferimet. Kam dëgjuar për Rashicën, Muriqin, të cilët mund të ndryshojnë skuadër, por si trajner, nuk i them se ‘shko atje, apo qëndro këtu”, është shprehur ai, në një intervistë në RTK.
“Me rëndësi është që futbollistët të luajnë, dhe jo të mbeten në bankën rezervë, kjo ka rëndësi tek unë”, tregoi ai.
Tutje, ai foli edhe në lidhje me atë se çfarë i mungon në Prishtinë.
“Në Kosovë, më mungojnë njerëzit dhe atmosfera. Më mungon koha në restorantet e Prishtinës ku takohem me drejtuesit e FFK-së. Shpresoj që të kthehem në javën vijuese në Prishtinë”, theksoi Bernard Challandes.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













