Sport
Trajneri i Fenerbahçes, thur lavde për Muriqin
Vedat Muriqi ka pasur paraqitje të mira gjatë fazës para sezonale me ekipin e ri të Fenerbahçes.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë afatit kalimtar të verës ka kaluar në radhët e Fenerit pas një viti të jashtëzakonshëm me Rizesporin, ku ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime.
Kjo ka bërë që ta vlerësojë lartë edhe trajneri i klubit, Ersun Yanal, i cili ka dhënë një raport për zyrtarët e klubit.
Ai u ka kërkua zyrtarëve të ekipit vetëm dy transferime në fazën e mbrojtjes dhe se problemet për fazën e sulmit tashmë i ka zgjedhur me shqiptarin.
“Ka një përgatitje fantastike fizike. Di ta mbroj topin. Di të luajë mirë me kokë. Për një lojtar të gjatë nuk është e zakonshme të ketë kualitet të mira në pasime. Më parë kam kërkuar edhe një lojtar si partner me Muriqin, por tani dua një lojtar alternativ për lojtarin”, ka pohuar strategu.
Ndryshe, 25-vjeçari në gjashtë ndeshjet miqësore ka realizuar tri gola dhe ka pasur një asistim përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim














