Futboll
Trajneri tregon të ardhmen e Shaqirit
Jurgen Klopp ka treguar nëse futbollisti shqiptar do të largohet gjatë dimrit
Xherdan Shaqiri nuk ka pasur shumë minuta në këtë edicion.
Realisht kriza kishte filluar nga janari i këtij viti dhe tashmë Shaqiri jo vetëm që nuk është titullar, por është inkuadruar shumë pak, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka bërë që të flitet se ylli shqiptar do të largohet në janar.
Megjithatë, trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë të kundërtën.
“Përse më duhet të flas për diçka që nuk është interesante për ne. Ai qëndroi pesë javë i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë. Para lëndimit, po, mbase kemi folur se ai nuk po luante aq sa dëshironte. Kjo është e gjitha. Nuk kam çfarë të shtoj. Kur jam me të, ai është plotësisht i lumtur këtu”, është shprehur Klopp.
“Natyrisht se Shaqiri e ka të ardhmen këtu. Ai është lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për Liverpoolin”, ka deklaruar Klopp.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve