Lajme

Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë

Qendra e Baselit pa tramvaje për 10 javë këtë pranverë dhe verë

Qyteti i Baselit do të përballet me ndërprerje të mëdha në transportin publik gjatë periudhës nga prilli deri në tetor, për shkak të punimeve të gjera infrastrukturore në stacionin kryesor të tramvajit “Marktplatz”, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë e këtyre punimeve, për një periudhë prej 10 javësh nuk do të qarkullojnë tramvajet në qendër të qytetit, duke paralizuar pothuajse të gjithë transportin publik urban. Në total, shtatë linja tramvaji do të jenë jashtë shërbimit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se nuk është planifikuar asnjë shërbim zëvendësues me autobusë, çka pritet të krijojë vështirësi për banorët dhe vizitorët që mbështeten në transportin publik.

Udhëtarët këshillohen të planifikojnë alternativat e tyre të lëvizjes gjatë kësaj periudhe, ndërsa autoritetet pritet të ofrojnë informacione shtesë në javët në vijim. /Albinfo.ch