Shqipëria
Transformimi urban i Shqipërisë, Rama takoi studentë dhe pedagogë nga Zvicra
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) një grup studentësh dhe pedagogësh nga Katedra Newrope e ETH Zurich, të cilët ndodheshin në Shqipëri për një udhëtim studimor pesëditor.
Pas vizitave në qytetet bregdetare, kantieret e ndërtimit dhe zonat në zhvillim, grupi zviceran pati një bisedë të hapur me Kryeministrin mbi procesin e transformimit urban të vendit, balancën mes lirisë dhe rregullit, si dhe vizionin që udhëheq ndryshimet hapësinore e shoqërore në Shqipëri.
Takimi u shndërrua në një diskutim dinamik mbi arkitekturën, planifikimin urban dhe ndërlidhjen mes politikës vizionare dhe dizajnit hapësinor.
Ky aktivitet përmbylli udhëtimin studimor të titulluar “Liria në fund të historisë”, i cili kishte në fokus mënyrën se si zhvillimet e shpejta të Shqipërisë po krijojnë realitete të reja urbane dhe sociale, duke ngritur pyetje mbi rolin e arkitekturës në këto ndryshime.
Katedra Newrope e ETH Zurich është një qendër kërkimore e specializuar në arkitekturë dhe transformim urban, që promovon konceptin e “Projektimit në Dialog” (Design in Dialogue). Qëllimi i saj është të eksplorojë Evropën si një hapësirë të shumëfishtë dhe të bashkojë disiplina të ndryshme për të adresuar sfidat komplekse të kohës moderne.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Linjë e re ndërkombëtare e natës do të ndalet në disa stacione zvicerane Një linjë e re ndërkombëtare e trenit të natës pritet të nisë në vitin 2026, duke... -
Kartat debit më të lira se kartat e kreditit jashtë vendit, tregon analiza në Zvicër -
Rritje e kriminalitetit në zonat urbane, shqetësim në rritje për sigurinë publike -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik











